Nga edicioni i lajmeve të MCN TV, kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha sot se ndihet e keqardhur për deklaratën e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuci, i cili tha sot se administrimi i plazhit nis pikërisht nga pushteti vendor.
Sipas Ademit ka raste të subjekteve të pakënaqur të cilat janë marrë nga ministria, ndërkohë që bëri thirrje që të merren masa.
“Më vjen keq nga sjella e ministrave tanë dhe të gjithë atyre që kanë informacione paraprake. Ka edhe raste të tjera të subjekteve të pakënaqur të marrë nga ministria. Të gjithë janë të paralajmëruar dhe duhet të marrin masa. Këtë vit gjerat kanë ndryshuar dhe njerëzit duhen informuar, subjektet duhet të marrin masa. Mendoj se nuk është hera e parë që ndahen plazhet, por nuk ka ndodhur një gjë e tillë kur kjo administrohej nga bashkitë sepse të gjithë njoftoheshin në të njëjtën kohë”, tha kryetarja e bashkisë Shkodër.



