Teatri, Basha: Rama tani po përpiqet të fshehë vjedhjen e tij

Teatri, Basha: Rama tani po përpiqet të fshehë vjedhjen e tij

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas fjalës së Edi Ramës në Kuvend për teatrin kombëtar duke e  akuzuar se e shembi godinën për të ndërtuar kullat dhe pastruar paratë e pista në Tiranë.

Basha thotë se Rama tani po përpiqet që të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri.

Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës. Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri”, tha Basha.

Sipas tij, kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e luftës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm.

Si burracak, Rama tani përpiqet t'ia hedhë fajin kujdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë" tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy