Rishikimi i koncesioneve/ Braimllari: Të publikohet plani i investimeve me zë e figurë të inceneratorit të Tiranës

Rishikimi i koncesioneve/ Braimllari: Të publikohet plani i investimeve me zë e figurë të inceneratorit të Tiranës

Partia e Lirisë, vazhdon të denoncojë afera korruptive të koncensionarëve lidhur me inceneratorët në vend.

Eriol Braimllari, anëtar i komitetit drejtues të Partisë së Lirisë, tha për edicionin e lajmeve në MCN tv, se njëra ndër premtimet në Konventën Kombëtare të partisë, është edhe aho që ka të bëj me rishikimin e koncensioneve.

Ai shprehu bindjen për një drejtësi efikase në raport me të gjitha aferë korruptive të inceneratorëve të denoncuar nga PL.

Normalisht një vepër e cila është korruptive e cila merr paratë e qytetarëve dhe i çon në xhepat e qeveritarëve, nuk mund të ekzistojë një shtet normal, prandaj dhe z.Meta thotë se do të konfiskohen këto vepra të korrupsionit, dhe për ti çuar përgjegjësit para drejtësisë për të dhënë llogari. Kështu që ky është vullnet i PL që të gjitha aferat korruptive siç eshtë ajo e incenetatorëve, paratë që qeveritarët aktual kanë futur në xhepat e tyre t’ia marrin dhe t’ia rikthejnë sërish qytetarëve, sepse ne kemi nevojë që ato të shkojnë për shkolla, për arsim, për startup-e, për shërbime të qytetarëve.

Për mua është një hap i rëndësishëm të konfiskohen jo vetëm inceneratorët dhe PL e ka tërë mekanizmit që ti ndaloj këto akte korruptive dhe ti çoj para drejtësisë.

PL ka ndjekur me shumë vëmendje qoftë zhvillimet që janë bërë për çështjen e inceneratorëve, kemi denoncuar vazhdimisht me fakte konkrete, dhe inkurajojmë drejtësisë që të bëj punën e saj, ju përmendet rastin e znj,Kryemadhi që u paraqit pranë SPAK për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Duhet theksuar më tej roli i sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të ministrave në lejimin e financimit të një kontrate të paligjshme, si cak qenë ajo e inceneratorit të Elbasanit, dhe e ka lejuar financimin e paligjshëm të kësaj kontrate edhe pse ishte njoftuar nga APP, dhe kanë financuar më paratë e qytetarëve një kontrate të paligjshme. Presim që drejtësia të bëj drejtësi, në rastin e financimit të një kontrate të paligjshme, nga ana e sekretarit të përgjithshëm.

Braimllari, në emër të PL-së, tha se duhet të publikohet plani i investimeve me zë e figurë të inceneratorit të Tiranës, sipas të cilit janë premtuar 128 milion € investime, por që nuk dihen asgjë për to.

Gjithashtu presim që të bëhet drejtësi lidhur me inceneratorin e Tiranës, i cili vazhdon merr sot para nga qytetarët e Tiranës.

Në kohën kur koncensionari i inceneratorit të Tiranës, ka premtuar e do ti investoj 128 milion € dhe ne ende sot nuk kemi një transparencë të plotë se çfarë janë investuar atje në atë kontratë korruptive.

Dhe ne i kërkojmë sot që të dali të bëj publike, me listë, me zëra dhe me shifra se çfarë ka investuar në atë incenerator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy