Kryemadhi në Pogradec: T'i japim fund largimit të të rinjve nga vendi

Kryemadhi në Pogradec: T'i japim fund largimit të të rinjve nga vendi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot takime me të rinjtë në Pogradec, nga ku e konsideroi si të domosdoshëm angazhimin e tyre në politikë. Kryemadhi tha se më 25 prill duhet t’i japim goditjen fatkeqësisë që po i ndodh Shqipërisë, dhe t’i japim fund rrjedhjes së trurit dhe largimit të të rinjve.

Fokusi ynë është që më 25 prill ne t’i japim goditjen kësaj fatkeqësie që po i ndodh Shqipërisë. Ndoshta e gjithë klasa politike ka një përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe për këtë situatë që jemi sot por më mirë vonë sesa kurrë.

Të reagojmë bashkërisht, me prindër, me shoqëri, me miq me shokë, me komshinj që më 25 prill ne t’i drejtohemi kutive të votimit. Është e rëndësishme që t’i drejtohemi kutive të votimit në mënyre të tillë që t’i japim fund kësaj rrjedhje të trurit dhe të rinisë shqiptare” u shpreh Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi se largimi i të rinjve sot konsiderohet si një nga problemet kryesore që kemi ne. “Sot spitalet tona nuk kanë më mjekë dhe infermierë dhe jo vetëm që nuk i shërbejnë dot qytetarëve por  kthejmë pastaj dhe në abuzues në këtë situatë pandemie.

Sot shkollat tona po varfërohen çdo ditë dhe më shumë për shkak të mungesës së mësuesve apo dhe të cilësisë së mësimdhënies. Nga ana tjetër ne kemi një ekonomi e cila nuk ofron mirëqenie dhe një vend pune të garantuar”, tha Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy