
Ish-lideri i PD, Sali Berisha ka folur sot për bashkëpunimin mes PD dhe LSI ku sipas tij në këto kushte është jetik për të rrëzuar kryeministrin Rama.
"Mendoj se bashkëpunimi i PD me LSI çdo forcë politike opozitare në këto kushte është jetike për ti dhënë vendin që meriton Rama. Sa herë kanë dalë në shesh rumunët gjatë këtij viti", tha Berisha.
Në një intervistë për "ora news", Berisha gjithashtu foli dhe për protestën që pritet të mbahet në datën 27 janar, por foli dhe për protestën e banorëve të Vërrisë kundër inceneratorëve të mbetjeve.
"Ne presim që qytetarët shqiptarë ti japin Ramës leksionin më të merituar. Ne presim që qytetarët shqiptarë të dëshmojnë para shqiptarëve dhe botës papajtueshmërinë e tyre me situatën dramatike të korrupsionit të papërmbajtur të narkoshtetit që vendos sot në të gjitha nivelet e këtij shteti. Në presim një vetëdije qytetare për të dalë nga kjo rrokullosje e madhe e cila ndër të tjera ka mungesën e shpresës së shqiptarëve", tha Berisha.
Ish-kryeministri më tej tha se kjo protestë do të jetë leksioni më i hidhur për Edi Ramën dhe këtë leksion do t’ia japin vet qytetarët.
Berisha komentoi deklaratën e ambasadorit amerikan Donald Lu, në lidhje me reformën në drejtësi, duke u shprehur se ambasadorët janë palë me kryeministrin Edi Rama.
"Sot lexova që ambasadori Lu ka bërë një deklaratë interesante. Është e vërtetë, kjo është ballkanike. Kjo është shumë e dëmshme. Vijmë tek reforma në drejtësi. Jo nuk qëndron! Nuk mund ta përdorin, janë dy ambasadorë që unë i kam quajtur guverantorë ata që investuan në draftin e parë që e përmbysi venezia. Janë mbështetës së fuqishëm Absolutisht janë palë me Edi Ramën. Sepse e kanë dëshmuar këtë në mënyrën më të fuqishme. Unë ftoj DASH le të vijë të diskutojmë. Ne nuk kemi tendencë të akuzojmë SHBA", tha Berisha.



