Soren Jessen Petersen: Kosova ta ndryshojë klasën politike

Soren Jessen Petersen: Kosova ta ndryshojë klasën politike

Ish-kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” thotë se qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e 11 qershorit votuan për ndryshime. Sipas tij, ka ardhur koha që vendi ta ndryshojë klasën politike, ose kjo e fundit t’i ndryshojë prioritetet e saj.

Ai, megjithatë, është i lumtur që Kosova tashmë është e pavarur, përderisa shprehet i zhgënjyer me mosluftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Soren Jessen-Petersen ka qenë kryeadministrator i Kosovës në kohën kur Ramush Haradinaj u zgjodh për herë të parë kryeministër i vendit në një koalicion me partinë e ish-presidentit Ibrahim Rugova. Trembëdhjetë vjet pas Haradinajt është përsëri emri më i lakuar për shef të Qeverisë, përderisa ish-shefi i UNMIK-ut nuk dëshiron tash të flasë shumë për figurën e Haradinajt, por thotë se ka ardhur koha që Kosova ta ndryshojë klasën politike, ose kjo e fundit t’i ndryshojë prioritetet e saj.

Këto komente Jessen-Petersen i ka bërë gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, duke shtuar se është për keqardhje dhe se ka mbetur shumë i zhgënjyer që edhe 10 vjetëve pas pavarësisë ende flitet për problemet e njëjta: Korrupsionin, sundimin e ligjit, papunësinë, etj.
Duke folur për Demarkacionin dhe Asociacionin, diplomati danez shprehet se Kosova duhet ta dëgjojë SHBA-në për Marrëveshjen e Kufirit me Malin e Zi, ndërsa për Asociacionin thotë se e ka sqaruar shumë mirë ish-presidenti Marti Ahtisari në Planin e tij për Kosovën.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ai ka folur edhe për fillimin e punës së Gjykatës Speciale, ku ka pranuar që ngritja e aktakuzave nga ana e saj mund të shkaktojnë tensione në vend, por vendimet e Gjykatës duhet të pranohen nga një shtet demokratik.
Petersen, që aktualisht është profesor në universitetin e Bolonjës “John Hopkins”, thotë se Kosova tani duhet ta formojë një Qeveri stabile, e cila më në fund do të punojë për interesin e qytetarëve të saj dhe jo për interesin personal dhe partiak. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy