Akuzat për plagjiaturë, dorëhiqet zv.ministri i Arsimit (VIDEO)

Akuzat për plagjiaturë, dorëhiqet zv.ministri i Arsimit (VIDEO)

U akuzua për plagjiaturë të doktoraturës, dorëhiqet zëvendësministri i Arsimit Ervin Demo. Ndërkohë vetë ai përmes një statusi në Facebook, i cilësoi akuzat si baltosje.

ZV. Ministri i Arsimit Ervin Demo ka dhënë dorëheqjen këtë të premte pas akuzave të adresuara ndaj tij për plagjiaturë. Dorëheqja është njoftuar nga vet demo nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook. Demo deklaron se çdo argumentim kundër, asaj që ai e cilëson si baltosjes do të paragjykohej dhe do linte vend për keqinterpretime.

Demo Shkruan se sot ka dorëzuar dorëheqjen nga posti si zëvendësministër. Por ai, shton se kjo histori nuk do të mbyllet këtu, pasi sipas tij ‘koha do t'i vërë më shpejt se vonë gjërat në vend dhe ai thekson se do të jetë në pozicionin e duhur për ta ndihmuar procesin.

Më 6 tetor studiuesi Taulant Muka denoncoi Ervin Demon për plagjiaturë. Ai publikoi edhe foton krahasuese të materialit origjinal dhe kopjes së zv/ministrit, që është publikuar në revistat ndërkombëtare.\

Ndërkohë Ministria e Arsimit, pas denoncimit deklaroi se rasti po verifikohet. Ndërkohë në statusin e tij Demo shkruan se ka patur mbështetjen e institucionit, por se po jep dorëheqje për të mos krijuar paragjykime. Ervin Demo ka mbajtur më parë postin e zv/Rektorit të Universitetit të Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy