
Deputeti socialist Erion Braçe, njoftoi në seancën e sotme parlamentare se duke filluar nga 1 tetori, pensionet do të rriten 8.6%.
Që nga 1 tetori, e gjithë masa e pensionistëve në Shqipëri do të marrin një rritje të pensionit me 8.6 %. 8.6% që mbulon plotësisht normën e rritjes së inflacionit për pensionistët.
Ai shtoi se një rritje e tillë do të sjellë në tre muajt në vijom në buxhetet e pensionistëve 32 milionë dollarë.
ë seancën plenare të ditës së sotme po diskutohet ratifikimi i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Malin e Zi.
Ndër të tjera ai kërkoi që të ketë një marrëveshje për pensionet me Greqinë dhe Italinë, në mënyrë që të përfitojnë shqiptarët që jetojnë në dy shtetet fqinje.



