Duke shkuar për në seancën e stome parlamentare, ish-Kryeministri Sali Berisha, refuzoi që të flasë për Lulzim Bashën, duke zgjedhur të flasë për gazsjellësin TAP.
Asnjë përgjigje për të, sot e kam vetëm për TAP. Do ta tregoj ndonjëherë, do ta shkruaj historinë e këtij gazsjellësi. Zoti i ka dhënë këtij vendi një pozicion të mirë në botë. Po merrem për bashkimin e PD. Stop.
Gjithçka pasi Berisha e quajti historik lajmin që gazi nga gazsjellësi TAP ka mbërritur në Europë.
Sipas tij, ky është gazsjellësi i parë në Europë pa gazin rus, duke e cilësuar si një arritje e madhe për Europën.
Ai tha se Shqipëria dhe qeveria e drejtuar prej tij, luajtën një rol përcaktues, duke thënë se TAP mund të ishte i tillë, vetëm nëse kalonte në territorin e Shqipërisë.



