
Kukësi është qarku i parë i cili ka mbyllur numërimin e votave për kandidatët për deputet. Ky është një qark që përfaqësohet nga 3 deputetë, dy nga Partia Demokratike dhe një nga Partia Socialiste.
Sipas rezultateve kandidatët për deputete për këtë qark do të jenë Flamur Hoxha dhe Isuf Çela ndërsa nga radhët e socialistëve do të jetë në parlament kandidatja Gerta Duraku.
Sipas të dhënëve të KQZ nga PD, kandidatët më të votuar janë:
Flamur Hoxha – 9, 159 vota
Isuf Celaj- 5, 257 vota
Shyrete Koka – 3, 622 vota
Ndërsa nga PS, kandidatët më të votuar janë:
Gerta Duraku me 5, 368 vota
Petrit Malaj 3, 666 vota
Halim Dauti – 2, 059 vota



