Meta mbledh sot Komitetin Drejtues të PL, ndryshime në Kryesi

Meta mbledh sot Komitetin Drejtues të PL, ndryshime në Kryesi

Ilir Meta, tashmë Presidenti i Partisë së Lirisë, ka njoftuar se sot në 18:00 do të mbledhë Komitetin Drejtues Kombëtar.

KDK do të votojë Kryesinë e re, ndërsa pritet largimi i Kryemadhit pas ndryshimeve të Konventës të së shtunës.

Në fjalën e tij, Meta, tha se kjo forcë politike duhet të kthehet në mekanizëm për të fuqizuar opozitarizimin.

Kryesia e Partisë së Lirisë vendosi t’i propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar votimin e anëtarëve të Kryesisë aktuale për të formuar Kryesinë Politike të Partisë së Lirisë.

Kryesia e Partisë së Lirisë propozoi të hedhë në votim, për anëtarë të rinj të Kryesisë Politike edhe emrat, si më poshtë:

1.  Myrvete Asqeri (Anëtare e KDK)

2. Adriatik Hoxha (Anëtar i KDK dhe Sekretar për Sportet)

3. Ana Gjidiaj (Anëtare e KDK)

4. Bedri Merhori (Anëtar i KDK)

5. Besnik Jakaj (Anëtar i KDK)

6. Fatjona Selimaj (Anëtare e KDK, Kryetare e PL, Fushë-Arrëz)

7. Erisilda Hoxha (Anëtare e KDK, Kryetare e PL Kuçovë)

8. Brunilda Salaj (Anëtare e KDK)

9. Pegiola Toro (Anëtare e KDK dhe Këshilltare, Bashkia Roskovec)

10. Denis Hidri (Anëtar i KDK)

Po ashtu kryesia e Partisë së Lirisë në zbatim të Statutit të miratuar në Konventën Kombëtare, vendosi t’i propozojë Komitetit Drejtues Kombëtar, që mblidhet nesër, datë 30 prill 2024, ora 18:00, votimin e katër Zëvendës Sekretarëve të Përgjithshëm, si më poshtë vijon:

1. Silva Caka - Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, juriste

2. Brunilda Haxhiu - Sekretare për Familjen dhe Kundër Shpopullimit – filozofi-sociologji

3. Anxhela Shenaj - Këshilltare, Bashkia Vlorë, -ekonomiste

4. Bedri Merhori - Anëtar i KDK - ekspert i sigurisë

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy