
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës së sotme pritet të marrë pjesë së bashku me kryebashkiakët në Forumin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Ekonomisë Qarkulluese
Rama shpesh ka paralajmëruar sanksione ndaj kryebashkiakëve që nuk adoptojnë qasjen e përshtatshme për të menaxhuar mbetjet.
Ai është shprehur se keqmenaxhimi i bashkive në drejtim të mbetjeve urbane mund të çojë deri në prokurori vetë kryebashkiakun.
Takimi i sotëm pritet të nisë në orën 09:00 dhe të zgjasë deri pasdite në 16:00, ku do të ketë disa panele dhe diskutime.
Forumi organizohet nga Ministria e Turizmit dhe Ambasada Gjermane në Shqipëri.



