Në një takim me biznesin e vogël në tregun industrial në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha shprehu mbështetje ndaj biznesit të vogël, për të cilin tha se është biznesi që punëson më shumë njerëz.
Ai u zotua për uljen e çmimit të energjisë për biznesin e vogël nga 18 në 6 lekë si dhe amnistimin e gjobave.
Ujin do e përgjysmojmë tarifën dhe bashkia nuk do mund, me ligj, të vendosë më shumë se 1 përqind të xhiros taksa.
Sot shkon deri në 8 përqind të xhiros dhe sillen në mënyrë absurde. Plus që do ketë lehtësira në dogana, çka do e bëjë furnizimin tuaj më të lirë.
Absolutisht, 100 ditët e para do jetë amnistia fiskale për të gjithë bizneset e vogla.
Por do jetë edhe amnistia për të gjitha gjobat, jo vetëm për biznesin e vogël, për edhe qytetarët, për pensionistët. Për këtë u garantoj.
Se ky donte me bë amnisti për trafikantët. Jo, nuk e bëjmë ne atë.
Ato para nuk i duam, se ato paratë e tyre po e rrëzojnë ekonominë përtokë, po e kthejnë vetëm në ndërtim, të cilën nuk e blejnë dot se shkon çmimi sa në Mynih, sa në Paris.
Degët e tjera të ekonomisë bien. Kështu që ne i japim fund kësaj situate dhe me vendosmëri të madhe. Gjobat i keni të sigurta që do amnistohen.



