
Deputeti i partisë Mundësia, Agron Shehaj është përjashtuar me 60 ditë nga punimet e Kuvendit.
Vendimi u mor ditën e sotme nga Sekretariati i Etikës, lidhur me veprimin e një dite më parë të Shehaj, i cili mori marrëveshjen sekrete me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u largua me vrap nga Kuvendi.
Marrëveshja e huasë me SHBA, ka të bëjë me pajisjet ushtarake dhe konsiderohet informacion i klasifikuar.
Gjatë largimit të Shehajt me vrap, një këshilltare e Kuvendit e cila tentoi ta ndalonte u rrëzua në shkallë dhe u dëmtua.
Masa ndëshkimore ndaj Shehajt do të zbatohet duke nisur nga shtatori, kur do të nisë dhe sesioni i ri parlamentar.
Sakaq mazhoranca ka paralajmëruar se ndaj Shehajt, do të ketë referim në Prokurorinë e Posaçme.
Sipas socialistëve Shehaj akuzohet për përvetësimin ose marrjen e paligjshme të informacionit të klasifikuar, duke qenë se dokumenti përmban informacion që mbrohet me ligj.



