Politologu Ilir Kalemaj në studion e MCN Live teksa ka komentuar situatën në partinë Demokratike deklaroi se Bashkia e Elbasanit është më e lehta për tu fituar nga opozita krahasuar me atë të Tiranës dhe Durrësit.
Ai tha se kjo për disa arsye ku u shpreh se Boçi është figurë ndërkombëtare politike, ndërsa shtoi nga radhët e Partisë Socialiste nuk ëhste paraqitur ndonjë kandidat i fortë politikisht.
Sipas tij, Boçi do të rrezikohej në Elbasan vetëm nëse do dilej me një tjetër kandidat nga radhët e grupit të Alibeaj.
Nisem nga disa indicie për zgjedhjet në bashkinë e Elbasanit, Durrësit dhe Tiranën. Nga këto të treja më e vështira për tu marrë nga opozita është Tirana për disa arsye dhe më e lehta është Elbasani. Ndërkohë sa i përket Elbasanit, nuk kemi ndonjë kandidat të fortë politikisht siç ka qnë Qazim Sejdini. Ndërsa Luçiano Boçi është figurë ndërkombëtare politike, kështu që vjen me një tjetër bagazh politik, por kjo varet shumë nëse do të ketë apo jo një tjetër kandidat nga grupi Alibeaj. Kjo natyrisht që rrezikon sepse duke qenë se nuk kemi balotazh, raund të dytë, pasja e një kandidati të dytë, rreziku ekziston.
Më tej ai shtoi se kur flasim për zona të lira kjo na çon muaj pas, pasi së pari nuk kemi një vendim gjykate dhe sipas tij me shumë mundësi ai s;ka për të ndikuar nëse vjen në finish.
Ngelet ajo që grupi që ka më pak peshë elektorale mund të ishte futur në PD-në e re duke i dhënë vulën dhe siglën pjesës së Rithemelimit dhe të hynte si fraksion sepse duke hyrë si fraksion me 30% ata mund të impononin dhe të zgjedhurit e tyre në organet më të larat të partisë së tyre por duke pasur dhe përfaqësimin e tyre në ato që ne po i quajmë zona të lira. Mendoj se është humbje kohe e humbur kot dhe mund të ishte marrë nisma që në fillim që të futeshin si fraksion dhe të kishim arritur në pjesën që po diskutohet sot. Palët kanë shkuar në atë pikë sa është shumë e vështirë për të ndërtuar ura.



