Kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka bërë një paralajmërim të pastër në drejtim të kundërshtarëve politikë, se kush ka kërcënuar këtë parti, ka thyer kokën!
Petrit Vasili i është drejtuar indirekt Ramës dhe Bashës, “të gjatit dhe të voglit”, duke thënë se LSI nuk trembet nga rilindjet e tepsisë, dhe as nga rilindjet e çadrës.
Vasili është shprehur përpara qytetarëve të Beratit, se alternativa që ofron kryeministri Rama është kanabisi, koncensionet dhe gjobat.
“Alternativa e tamahqarit të tepsisë është droga, koncesionet dhe gjobat. Ne do të hapim 100 mijë vende pune. I kujtoj të gjatit dhe të voglit, të hollit dhe të trashit se kush ka kërcënuar LSI-në ka thyer kokën”, tha Vasili.



