Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Ministren e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde.
Në një konferencë të përbashkët Rama është shprehur se vitin tjetër kryesimin e OSBE e merr Suedia.
Rama është shprehur se me ministren suedeze kanë biseduar mbi situatën në Bjellorusi, por edhe për krimin e organizuar dhe bashkëpunimin me dy vendeve.
"Sapo kemi përfunduar një takim shumë të dobishëm me ministres suedeze të punëve të jashtme, mund ta them me kënaqësi mike të çmuar e cila është këtu si kryetare e radhës e OSBE-së, pasi vitin e ardhshme Suedia merr kryesinë dhe njëkohësisht si një partnere e angazhuar e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor në procesin e Integrimit, kemi folur për temat e OSBE-së, kemi prej disa muajsh një kontakt të vazhdueshëm dhe një bashkëpunim të shkëlqyer për të nxitur një dialog në Bjellorusi, por nga ana tjetër në funksion të stafetës së kryesimit, kemi një diskutim konstant mbi të gjitha temat, që janë jo të lehta për të cilat fatmirësisht ne kemi një qasje 100% të dakordësuar. Suedia i ka qëndruar Shqipërisë pranë si një mik i vërtetë, projektet e bashkëpunimit kanë sjellë gjithnjë cilësi dhe kanë vlejtur për të hedhur hapa më tej ashtu si kundër ne jemi shumë të lumtur që shumë shpejt do të kemi në Shqipëri çeljen zyrtare të një investimi shumë të veçantë suedez në turizëm dhe shpresoj që kjo të vlerë në një Shqipëri turistike, kemi diskutuar dhe për një hap të ri në bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar gjë që po e bëjmë me sukses me disa vende, ku kemi kaluar me ndërveprim në terren të policisë shqiptare në shtet përkatëse dhe ata të ne për të ndërvepruar më mirë në këtë luftë. Në këtë aspekt, duke dëgjuar me shumë vëmendje kolegen për situatën në Suedi ku ka një periudhë të vështirë me krimin e organizuar dhe për sa na takon kemi mundësi që të japim një ndihmesë dhe të përfitojmë nga kjo eksperience, të gatshëm të çojmë oficerët tanë dhe të mirëpresim oficerët e tyre këtu", tha Rama ndër të tjera.
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Anne Linde, shprehu mbështetjen që i ofron Shqipërisë në rrugën për anëatrësimin në BE.
Po ashtu, ajo ka vlerësuar qeverisë shqiptare për punën që ka bërë në sistemin e drejtësisë, veçanërisht në procesin e Vettingut.
Në fokus të takimit ka qenë angazhimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve për të luftuar kundër krimit të organizuar.
“Suedia mbështet Shqipërinë në vendimin për hapjen e bisedave për zgjerimin e BE dhe vlerësojmë punën e vështirë dhe serioze që ka bërë qeveria juaj për përgatitjen për kandidaturën për anëtarësimin për të ardhmen, kur shohim raportet një fushë ku keni qenë të suksesshëm është shteti i së drejtësisë, sistemi në drejtësi, dhe jam këtu si mund të bashkëpunojmë. Kemi probleme me krimin e organizuar dhe do të marrim mbështetje nga vende të ndryshme në këtë luftë, bandat kriminale janë në bashkëpunim me territorin Europian, nëse e luftojmë këtë fenomen, mund të kemi disa ndryshime. Jam shumë mirënjohëse që Rama ishte i hapur dhe konstruktiv duke u përpjekur që të bëjmë gjëra në këtë aspekt”, deklaroi Anne.



