Kalaja çon Bashën në SPAK/ Kikia: Hap pozitiv, nëse ka prova në këtë tallava akuzash të hetohet

Kalaja çon Bashën në SPAK/ Kikia: Hap pozitiv, nëse ka prova në këtë tallava akuzash të hetohet

Analisti Mentor Kikia, kallëzimin e bërë në Prokurorinë e Posaçme nga Adriana Kalaja ndaj Lulzim Bashës, e shikon si një hap pozitiv.

Për MCN Live ai tha se politika shqiptare ka një inflacion akuzash dhe se Basha akuzohet si peng i Ramës dhe për këtë është mirë që të hetohet.

Politika shqiptare ka një inflacion të jashtëzakonshëm akuzash. Kujtojmë më herët agresivitetin në parlament mes qeverisë dhe opozitës se si kjo e fundit akuzonte ansambli babëzia, mamuthi, etj etj dhe në momentin kur socialistët e drejtuar nga Nano ranë nga pushteti gjysma e kabinetit morën viza dhe ikën se u trembën nga revanshi, por në fakt nuk ndodhi asgjë por vijoi të përsëritej historia. Po të shohësh artikulimin ajo është e njëjtë në çdo çështje.

Ka një shans të mirë tani që këto akuza jo thjesht për shpëlarje imazhi por nëse realisht ka prova në këtë tallava akuzash të mund të merren në shqyrtim nga prokuroria. Basha akuzohet nga pjesa e PD e Rithemelimti si peng i Ramës. Një njeri merret peng për interesa dhe peng i të shkuarës i asaj që quhet luga e çorbës së gëlltitur njëherë dhe e vjell tërë jetën.

Nëse Basha ka një nga këto arsye është mirë të hetohet jo për të pastruar figurën e Bashës, por në shërbim të një procesi që të themi se ka filluar ai i shoshitjes së politikanëve në nivelin më të lartë për korrupsionin. Pra është një hap pozitiv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy