Kryeprokurori i Leçes: Nuk do të vija në Shqipëri po të mos kishte bashkëpunim

Kryeprokurori i Leçes: Nuk do të vija në Shqipëri po të mos kishte bashkëpunim

Ministri i Punëve të Brendshme Saimiri Tahiri priti dje Prokurorin e Antimafias në Leçe të Italisë Cataldo Motta dhe zëvendësprokurorin e Republikës, Guglielmo Cataldi.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes autoriteteve ligjzbatuese në të dy vendet, si dhe nevoja e zgjerimit dhe intensifikimit të këtij bashkëpunimi.

Prokurori Antimafia vlerësoi se bashkëpunimi ka qenë i frytshëm dhe veçoi vullnetin e qeverisë shqiptare për të luftuar fenomenet kriminale.

Kemi ardhur në Shqipëri sepse ka bashkëpunim, ndryshe nuk do të vinim”, tha gjatë takimit Prokurori Motta. Ai evidentoi në takim nevojën për një bashkëpunim mes palëve, përmes veprimeve hetimore të përbashkëta.

Ministri Tahiri u shpreh se Policia e Shtetit është e gatshme për çdo nismë të përbashkët për hetime kundër trafikut të drogës.

Bashkëbiseduesit theksuan se prezenca e Policisë italiane, përmes misioneve të saj në Shqipëri, është një dëshmi e fortë e bashkëpunimit dhe garanci për transparencë. Palët nënvizuan gjithashtu se një kontroll efikas i kufijve kontribuon për të parandaluar paligjshmëritë.

Ata theksuan mirëkuptimin mes Italisë e Shqipërisë për të përforcuar bashkëpunimin në sektorin e sigurisë dhe të luftës kundër terrorizimit, për administrimin e kufijve, si dhe për të rritur aftësinë e forcave policore të të dy vendeve për këtë qëllim.

Kryepolici Çako takon Kryeprokurorin e Leçes: Angazhim i plotë në luftës ndaj drogës

Policia Shqiptare e angazhuar për të parandaluar kulitivimin dhe trafikimi e drogërave, kjo është ajo që i garantoi, Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, sot Kryeprokurorit të Leçes, Itali, Cataldo Motta, gjatë një takimi në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin mjaft të mirë mes dy agjencive si dhe me autoritetet e drejtësisë italiane.Drejtori i Policisë Çako theksoi angazhimin dhe përpjekjet e Policisë shqiptare në parandalimin e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.

“Monitorimi nga ajri i Guardia Di Finanza pa limit kohor e në të gjithë territorin e vendit, dhjetra operacione antitrafik të përbashkëta të Policisë së Shtetit me Policinë italiane tregojnë qartë për një bashkëpunim serioz e të besueshëm, duke arritur rezultate shumë të mira në këto drejtime”, u shpreh Çako.

Në fjalën e tij Prokurori Motta evidentoi se “falë këtij bashkëpunimi mjaft të suksesshëm jemi sot këtu”.

Ai vlerësoi dhe falënderoi Policinë e Shtetit për angazhimin dhe seriozitetin e treguar në luftën kundër krimit të organizuar dhe kërkoi që ky bashkëpunim të
thellohet akoma më tej.

Nga ana e tij Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako e siguroi Kryeprokurorin e Leçes se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për ta thelluar më tej këtë bashkëpunim, në drejtim të hetimit dhe vënies para përgjegjësisë ligjore të grupeve kriminale që veprojnë në të dy vendet tona.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy