Sali Berisha i ka mbledhur tashmë 1500 firmat e kërkuara për mbledhjen e kuvendit kombëtar te partise demokratike.
Foltoret e Tiranës, Fierit, Vlores, Durresit dhe Shkodrës deri më tani kane arritur të prodhojnë 1800 firma të cilat mbeshtesin kërkesën e ish-kryetarit Berisha, ndërsa burime për MCN konfirmojnë se objektivi i foltores është të arrijë deri në 3600 firma të anëtarëve.
Takimi i radhës do të jetë me demokratët e gjirokastrës këtë të mërkurë, ku ish-kryetari do të pritet nga deputeti i zonës Tritan Shehu si dhe drejtuesi i deges Dasho Aliko.
Ish-kreu i këshillit kombetar Bujar Nishani, ka konfirmuar gjithashtu se do të jetë krah zotit Berisha, ndërsa e nesërmja pritet të zbulojë nëse do të ketë të tjerë emra që i shtohen rrethit mbështës të tij.
Të premten foltorja do të zhvendoset në Elbasan, qark në të cilin Berisha nuk ka siguruar ende mbështetjen e asnjë prej deputetëve apo drejtuesve të zonës
Deputetet Flutura Acka dhe Zheni Gjergji konfirmuan për MCN se nuk do jenë të pranishme, Ndërsa pritet të shihet vendimi që do te marre deputetet Luciano Boci dhe Dashnor Sula.
Në Elbasan, Berisha nuk ka me vete as kryetarin e deges, Eugen Isaj, i cili ka konfirmuar se nuk do ta presë ish-kryetarin.
Pas Gjirokastrës dhe Elbasanit, Berisha pritet të ndalet në Dibër, Kukës, Lezhë dhe Korçë.



