Nesër dita e fundit e hetimeve për inceneratorët/ Tabaku: Jemi në pritje të disa shkresave nga institucionet

Nesër dita e fundit e hetimeve për inceneratorët/ Tabaku: Jemi në pritje të disa shkresave nga institucionet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë me dije se nesër është dita e fundit e mbylljes së hetimeve për Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

 Sipas Tabakut qeveria shqiptare paguan për këto inceneratorë, ndërkohë që ata janë jashtë funksionit.

 Ajo shtoi se janë në pritje të të dhënave nga institucionet, për lëvizjen e disa zyrtarëve, por edhe të dhëna të tjera që lidhen me hetimin.

“Nesër është dita e fundit e mbylljes së hetimeve për Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

Dje patëm ditën e fundit të dëshmive, një ditë e gjatë, intensive. Por që besoj i shërbeu publikut për të kuptuar aferën e tre inceneratorëve të Elbasanit, të Fierit dhe Tiranës me vlerë 430 milionë euro.

Nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar që qeveria shqiptare ka dhënë 430 milionë euro, pa procedurë, pa garë, kompanive, pronarët e të cilëve sot janë nën hetim, por njëkohësisht janë edhe në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkohë që të gjitha këto ndodhin, qeveria shqiptare vazhdon dhe paguan çdo ditë qytetarët shqiptarë, vazhdojnë dhe paguajnë çdo ditë, buxheti i shtetit çdo ditë e më shumë gjendet më I varfër, më I vjedhur.

Unë përfitoj nga rasti që t’i bëj thirrje të gjitha institucioneve që nuk kanë kthyer akoma përgjigje dhe filloj me Bashkinë Tiranë të cilës i kërkoj të sjellë listën shkresore dhe komunikimin ndërmjet institucioneve për procedurën që ne kemi në hetim, mungon pjesa e komunikimit të Bashkisë Tiranë me institucionet, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë premtoi se do të sjellë procesverbalet e mbledhjeve ku këto kontrata koncesionare janë diskutuar.

Kompania guackë e Klodian Zotos, kompania ITS duhet të sjellë akoma librat e shitjes dhe të blerjes. Ne i kemi nga tre kompani të konçesionare librat e shitjes dhe të blerjes, kemi kuptuar shumë gjëra për to, por ndërkohë që presim akoma kompaninë guacë të Klodian Zotos që është kompania që ka marrë gjithë pagesat nga buxheti i shtetit dhe së fundmi, njëkohësisht Drejtori i Policisë së Shtetit, z. Gledis Nano, për të sjellë të gjitha lëvizjet e të gjithë personave që ne kemi kërkuar, kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, Ministrave Gjiknuri, Ahmetaj, dhe kryetarit të Bashkisë së Fierit Armando Subashi.

Unë besoj që informacioni ka qenë publik dhe në media për udhëtimet e këtyre të fundit, por ne këtë e kërkojmë zyrtarisht.

Nesër përfundon hetimi, ne kemi edhe pak ditë kohë për të shkruar Raportin, por ajo që është e qartë dhe që doli nga ky hetim është, që kushdo që dëshmoi përpara komisionit Hetimor tregoi se si korrupsioni qeveritar me firmë dhe me vulë të Edi Ramës u mbrojt politikisht dje nga Edi Rama por u pranua nga çdo zyrtar tjetër i shtetit.

Ministri i Financave tregoi përgjegjësitë që Ministria e Financave ka për miratimin e këtyre fondeve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, vetë dëshmoi dhe tha që nuk ka një vendim të Këshillit Bashkiak për autorizimin e këtyre fondeve.

Kryetari i Bashkisë së Fierit diskutoi përgjegjësitë e tij edhe në shkelje të kompetencave të tij ligjore për sa i përket bashkisë së Fierit dhe çështjes së pronës në Fier.

Më e rëndësishmja, tre përfaqësuesit e kompanive, administratorët nuk dinin të shpjegonin se si dhe ku kanë shkuar paratë. Ata kanë paguar veten. Paratë e shqiptarëve kanë shkuar në parajsa fiskale.

Sot kemi tre inceneratorë në letër, asnjëri prej tyre nuk funksionon, asnjëri nuk kryen procesin e incenerimit dhe këtu bëhet fjalë për korrupsionin më të madh të këtyre 30 viteve, 430 milionë euro.

 Nënkryetarja e PD tha më tej, se inkurajon SPAK për të vendosur përpara drejtësisë zyrtarët e niveleve të larta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy