Deputeti demokrat Flamur Noka deklaroi se në 11 maj u varros vota dhe zgjedhjet e lira.
Në fjalën e tij në seancën e sotme parlamentare, ai deklaroi se para shqiptarëve por edhe para faktorit ndërkombëtar është gjymtuar totalisht vullneti politik.
Demokracisë në vendin tonë i qëndron këtu veç fasada, ajo fasadë që sulltani juaj e ka merak. 11 maji ishte një farsë, themeli i pushtetit tuaj qëndron mbi farsë e panë të gjithë shqiptarët dhe ndërkombëtarët.
Ju opozitës i vendosët përballë gjithë shtetin së bashku me bandat krimin e organizuar, kartelet që i nxorët në pah dukshëm.
E kthyet 11 majin në treg votash. Në çdo qytet, aty ku ka pasur dikur treg kafshësh, ju ndërtuat tregje të votës, ku liria dhe zgjedhja u shitën dhe u blenë në mënyrën më të turpshme. 28 deputetë u blenë me vota të krimit.



