Prej dy ditësh, kryeministri Edi Rama ndodhet në Kalabri ku ka zhvilluar disa takime me komunitetin arbëreshë.
Teksa u vlerësua me titullin qytetar nderi i Vaccarizo Albanese, Rama tha se në këtë territor është shkruar edhe një pjesë e historisë së Shqipërisë.
Përveç bashkëshortes Linda Rama, në Kalabri kryeministri shoqërohet edhe nga tre kryebashkiakët e zgjedhur të Durrësit, Shkodrës dhe Vlorës.



