Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, foli për brava në Partinë Socialiste, teksa mori fjalën në Kongresin e partisë.
Disa brava i kemi edhe ne! Një nga sfidat më të mëdha të Partisë Socialiste, është që ta hapim tek të rinjtë. Në mënyrë që këtë pajë të madhe ta lëmë në duar të sigurta dhe do të bëhemi më të mirë dhe më të fortë për të ardhmen.
Veliaj deklaroi se në shumë prej organizatave të Partisë Socialiste, thuhet se nuk ka të rinj, por kujtoi se mosha mesatare e Tiranës, është 28 vjeç, ndaj nënvizoi idenë e hapjes së partisë.



