
“Në 30 vite në Shqipëri kanë dështuar të gjithë dhe gjithçka”, kështu u shpreh nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV pedagogu Fitim Zekthi. Sipas tij në Shqipëri në vend që të formësoheshin ide në rrafshin politik të cilat të mund të prodhonin sistem politik me disa rregulla, gjithçka erdhi duke degraduar dhe kalbëzimi i këtij sistemi sipas tij ndoshta është sot në pikën fundore.
“Në 30 vite në Shqipëri kanë dështuar të gjithë. Ka dështuar media, ka dështuar politika, ka dështuar Universiteti, kemi dështuar të gjithë, nga pikëpamja e drejtësisë, e efikasitetit të shtetit, kulturës shqiptare. Në vend që të formësoheshin ide në rrafshin politik të cilat të mund të prodhonin sistem politik me disa rregulla ne erdhëm duke u degraduar. Institucionet kur shihen vetëm si instrument gjërat vijnë duke u kalbëzuar dhe kalbëzimi ka një pikë fundore që ndoshta është pika e sotme. Në këtë moment kur njerëzit nuk mendojnë më çdo gjë që u thuhet u bie tangent dhe këta janë njerëz që kanë prodhuar totalitarizmat”, tha Zekthi.



