
Kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë se me datën 1 janar të gjitha bastet, përfshi dhe ato online do të mbyllen të gjitha po ashtu edhe kazinotë.
I ftuar në emisionin Dritare në News24, Edi Rama nga ana tjetër i ka lënë derën e hapur mundësisë për të rregulluar bastet online, për të cilat kreu i qeverisë është shprehur se kjo mund të bëhet në një fazë të sytë.
“Do ikin fare, do mbyllen! Kompanitë si kompani janë përgjysmuar përfshi dhe bastet ndërkohë që të ardhurat janë thuajse dyfishuar, marrim rreth 54 mln euro në vit nga taksat. Pork a dhe shumë informalitet akoma, shumë para shkojnë për burime kriminale. Vendimi është I qartë, do të mbyllen të gjitha! Tani është bërë një diskutim për online-et. Unë e kam bërë një sqarim për këtë. Deri në 31 dhjetor do të punojmë për regjimin e ri të online-it sepse ky regjim është goxha I komplaikuar pasi nga Shqipëria mund të luhet edhe nga jashtë vendit. Për ne është eksperiencë e re, por një gjë është e sigurt, në 31 dhjetor do të mbyllen të gjitha, përfshi dhe ky monopol në thonjëza online.nëse do të ketë një vendim që do të lejohet në nja fazë tjetër, jo menjëherë pas mbylljes, atëherë kjo do të jetë vetëm nëse kemi një kuadër regullator strikt dhe me një garë të hapur për tregun. Kam parë shumë përpjekje për ta ndaluar këtë iniciativë. Po I heqim miliarda krimit të organizuar. Një pjesë e kompanive të basteve janë normale por një pjesë e tyre janë aty", deklaroi Rama.
Ndër të tjera ai ceku edhe diskutimin për monopolin e kompanive online, duke thënë se akuzat lidhur me pronësinë që ka vëllai i tij, Olsi Rama, tha se këto janë vetëm për të hedhur baltë këtij diskutimi.
“Thonë se monoplin e ka Olsi Rama, është përpjeke për t’i hedhur baltë të gjithë këtij debati, çuditërisht nuk e ka Taulant Balla”, tha ai duke ironizuar PD për akuzat e herëpashershme për deputetin e PS, Taulant Balla.



