Në një bashkëbisedim më qytetarët në rrjetin social Facebook këtë të shtunë, kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar protestën e mbrëmjes së djeshme, duke e quajtur një ditë triumfi.
Megjithatë, sipas Berishës policia përdori të gjitha mjetet e dhunës dhe nuk kurseu as plumbat e gomës edhe për të miturit. Sipas tij, protestuesit u qëlluan me bombolat e gazit pas koke.
Por në përshkallëzimin e tyre të djeshëm në një akt urrejtje të papërmbajtur janë hedhur në oborrin e selisë së PD sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe bomba tymuese. Ky përbën një agresion të hapur ndaj selisë së PD dhe pluralizmit.
Me këtë rast u kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonjicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit. Ndaj dhe hiq dorë nga aventura dhe provokimi i ulët. Ne betejën e kemi me Edi Ramën si kryeministër i krimit, si kryetar i organizatës kriminale. Por në qoftë se ju sulmoni selinë e PD, PD do u përpiqet ju ashtu siç e meritoni.



