Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për anëtarin e tretë të Grupeve të Numëruesve Vendorë ndërmjet LSI-së dhe PDIU-së.
Nga shorti është vendosur se është LSI që do të propozojë anëtarin e tretë në tavolinat me numër çift të çdo GNV-je dhe PDIU-ja në tavolinat me numrin tek.
Vendimi për rezultatet e shortit është marrë me votë unanime, shtatë vota.



