Rama e heq nga vetja: Shkarkimet në administratë s’i bëj unë, por “rojet elektorale”

Rama e heq nga vetja: Shkarkimet në administratë s’i bëj unë, por “rojet elektorale”

Shkarkimet e ditëve të fundit të disa punonjësve të administratës me motivin se janë përfshirë në fushatë elektorale, kanë ngjallur jo pak reagime.

Lëvizja Socialiste për Integrim e ka cilësuar këtë një shkelje të të drejtave të njeriut. Por kryeministri Rama ka larguar përgjegjësinë nga vetja, për këto shkarkime, duke u shprehur se nuk është i përfshirë në këtë proces.  Në një intervistë në emisionin “Studio e Hapur”, Rama tha se për këtë u vendosën në qeveri ministrat teknikë dhe zv.kryeministrja. Sipas Ramës, është një numër i caktuar rojesh elektorale në qeveri, ata të cilët bëjnë këto ndryshime.  

“Unë nuk shkarkoj askënd. Dhe nuk janë fare pjesë e këtij procesi. Kjo qeveri u krijua pikërisht për këtë gjë. U pranuan të përfshihen në qeveri një numër i caktuar rojesh elektorale. Këto roje elektorale për këtë punë kanë ardhur. Edhe zv.kryeministrja, ashtu si unë kisha propozuar më parë, është në krye të një grupi rojesh. Kur të thërrisni presidentin e zgjedhur, pyeteni për këto, dhe ai do të përgjigjet”, tha kryeministri Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy