Aliaj: Zgjedhjet në PD formale, partia po shteron (VIDEO)

Aliaj: Zgjedhjet në PD formale, partia po shteron (VIDEO)

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike në Kamëz, Anola Aliaj, ndan bindjen se zgjedhjet në Partinë Demokratike më shumë janë formale se sa funksionale.

 

Nga studio e “MCN Informacion” ajo deklaroi se Partia Demokratike po shteron dhe nuk ka anëtarësime të reja.

 

Zgjedhjet në Partinë Demokratike më duken më shumë formale se funksionale, se anëtarësia nuk po rritet. Jam pjesë e qëndrestarëve, me Berishën apo pa Berishën, jam, kam lindur dhe aty do rri, në të mirë dhe në të keq. Por Partia Demokratike ka shumë probleme, e para vetë doktori dhe nga profesioni duhet të analizojë situatën humbëse. Nuk është bërë analiza. 

 

Unë e dua me shpirt Partinë Demokratike, por realitetin nuk e fshehim dot. Kur sekretari i përgjithshëm i PD Flamur Noka, nuk ka forcën për t’i dhënë një përgjigje një anëtare kryesie, e përjashton. PD po shterohet realisht kemi dy vjet që kemi marrë vulën dhe nuk kemi anëtarësime të reja.

 

PD nuk ka humbur nga qëndrestarët, por nga ata që kanë zgjedhur për të qenë në vijë të parë të partisë, të cilët janë të përfshirë me partinë komuniste. Partia Demokratike sot ekziston falë nesh, falë qëndrestarëve, qëndrestarët janë në shesh, ndërsa komunistët janë në krye. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy