Ish-deputeti Valteri kallëzon në SPAK Metën dhe Kryemadhin për korrupsion

Ish-deputeti Valteri kallëzon në SPAK Metën dhe Kryemadhin për korrupsion

Ish-deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Halit Valteri, ka kallëzuar pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, e cila është kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Objekti i kësaj kërkese të Valterit, është fillimi i procedimit penal dhe kryerja e hetimeve ndaj Metës e Kryemadhit, mbi bazën e disa veprave penale.

Gjithashtu ish-deputeti paralajmëroi se do të padisë në SPAK edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin dhe Vangjel Tavon.

Ai thotë se së fundmi është kontaktuar nga një gazetar i huaj, emrin e  të cilit nuk ka zgjedhur që ta bëjë publik, por shprehet se i ka vënë në dispozicion disa dokumente që vërtetojnë aferën korruptive të Metës.

”Janë paguar qindra mijë euro për lobim, artikujt e Mother Jones dhe gazetës autriake kanë bërë publike fatura me vlerë qindra mijëra euro në shërbim të pasurisë.

Meta, Kryemadhi dhe Tavo që do të kallëzohen në ditët në vijim do të përballet me fakte konkrete ku paratë e marra nga korrupsioni kanë bërë këto transferta shtetërore.

Institucionet shtetërore flenë gjumë, ku korrupsioni gjatë kohës që kanë qeverisur dhe nuk janë dënuar për aferat e shumta. Të dhënat i kam nga gazetarë të huaj.

Të akuzuar ndërkaq janë edhe dy shtetas të tjerë.

I pari është Vangjel Tavo, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një shtetas i huaj, Iraklis Fidetzis, administrator i kompanisë “Dorelita Limitied” me seli në Qipro.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy