“Non grata” e Berishës, Kokëdhima: Ka favorizuar korrupsionin, akuza e SHBA qëndron

“Non grata” e Berishës, Kokëdhima: Ka favorizuar korrupsionin, akuza e SHBA qëndron

Nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV kreu i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha ka favorizuar korrupsionin dhe akuza e DASH për “non grata-n” ndaj tij qëndron.

Ai gjithashtu u shpreh se beson se Berisha ka kontrolluar PD-në gjatë kësaj periudhe ose ka lënë përshtypjen që e kontrollonte.

“Unë nuk marr përsipër të bëj një analizë të tillë sepse më mungojnë shumë të dhëna. Ai ka favorizuar korrupsionin dhe korrupsioni shkatërron demokracinë. Kjo qëndron për Saliun, për të tjerat nuk gjykoj. Se kush ka lobuar, se kush e ka nxitur etj, etj., këto janë kode dhe mënyra veprimi që nuk i njoh dhe nuk i arsyetoj. Në thelb akuza për Saliun është e vërtetë. Besoj se Berisha e kontrollonte PD gjatë kësaj periudhe ose të jepte përshtypjen që e kontrollonte”, tha Kokëdhima.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy