Pas dy dështimesh/ Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës vazhdon sot

Pas dy dështimesh/ Seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës vazhdon sot

Për shkak të mungesës së kuorumit, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, e filluar të shtunën, është shtyrë për ditën e sotme.

Vendimi u njoftua nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pasi deputetët në seancën e mbrëmshme u kthyen nga minutat e pushimit.

“Seanca për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës do t’i vazhdojë punimet nesër më datë 4 prill 2021 në orën 17:00”, tha Konjufca.

Dy raundet e para të votimit dështuan sepse kandidatja për presidente Vjosa Osmani, nuk siguroi dot 80 vota. Në raundin e tretë të votimit, duhet që në sallë të jenë minimalisht 80 deputetë dhe të votojnë për një prej kandidaturave 61 prej tyre.

Në këto dy votime morën pjesë 78, përkatësisht 79 deputetë.

Tre deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës: Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, pavarësisht se ishin në sallë gjatë votimit, nuk morën pjesë në këtë proces.

Nëse edhe ky raund dështon, Kosova vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy