Inaugurimi i Trump president, Meta pritet në SHBA nga Ndihmës Sekretari i Shtetit

Inaugurimi i Trump president, Meta pritet në SHBA nga Ndihmës Sekretari i Shtetit

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ndodhet në SHBA, ku është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Donald Trump

Në vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara, kryeparlamentari është pritur në një takim nga Ndihmes Sekretari i Shtetit William Brownfield.

Gjatë takimit, Meta-Brownfield diskutuan për forcim të bashkëpunimit më tej për reformën në drejtësi si dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Në fjalën e tij Brownfield vlerësoi hapat madhorë të ndërmarra për reformën në drejtësi. Brownfileld përgëzoi Kreun e Kuvendit Meta për konsensusin e arritur në miratimin e reformës.

Kreu i Kuvendit, do të qëndrojë disa ditë në SHBA, ku do të ketë një sërë takimesh të rëndësishme. Ai është njëkohësisht edhe përfaqësuesi më i lartë i shtetit shqiptar, në ceremoninë e inaugurimit të Trump.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy