Vasili reagon për kërkesën e prokurorisë dhe akuzon Ramën e Bushatin për votën e Shqipërisë në OKB

Vasili reagon për kërkesën e prokurorisë dhe akuzon Ramën e Bushatin për votën e Shqipërisë në OKB

Kreu i Grupi Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar për kërkesën e prokurorisë e cila ka kërkuar heqjen e mandatit për deputetin e LSI të qarkut të Beratit. Në një dalje për mediat, Vasilin deklaroi duhet pritur vendimi përfundimtar, pasi mund të jetë dhe një kërkesë e nxituar nga ana e akuzës.

“Besoj që zoti Rehovica do ta sqarojë këtë situatë, ka mjaft momente që duhet sqaruar. Është përgjegjësi individuale e deputeti. Duhet të presim se sa e ligjshme apo e paligjshme, është kërkesa e drejtuar në ngarkim të tij. Është një raport individual i deputetin në fjalë. Mund të jenë dhe përcaktime të gabuara, por nëse ka shkelur ligjit të marrë dënimin që i takon”, u shpreh Vasili.

Kreu i Grupi Parlamentar i është rikthyer sërish votimit të Shqipërisë në OKB, për rezolutën anti-Trump, për Jeruzalemin.

Ashtu si në reagimet e mëparshme, edhe kësaj here Vasili e cilëson votën të gabuar e qëndrim anti-amerikan, duke akuzuar kryeministrin e ministrin e Jashtëm, Bushati se po cënojnë marrëdhëniet me një nga aleatët më të shtrenjtë të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“LSI konfirmon se raporti me SHBA as ka për të qënë pronë e një kryeministri cilido qoftë ai, por edhe e asnjë ministri të ekzaltuar nga e shkuara komuniste dhe ekzaltimi i çastit, por një marrëdhënie e popullit shqiptar me SHBA. Ata i vunë damkë të zezë marrëdhenive që për ne popullin shqiptar janë jetike dhe strategjike”, u shpreh ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy