
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, gazetari Andi Bushati tha se incidenti në foltoren e Kuvendit mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt e vuri ish-kryeministrin nën një dritë negative.
E zëmë se Alibeaj është i kapur nga Rama e Balla dhe vjen t’u heqë fjalën. I bie që keni rënë në kurthin e tyre. Në të gjitha mediat sheh Sali Berishën që përdor akt fizik për ta hequr nga foltorja. Ju keni 30 vjet përvojë politike. Nëse bini në kurthin e kundërshtarit dhe i jepni brumë për propagandë, i keni shërbyer më shumë se vetë Alibeaj. Ju sot ratë në kurthin e tyre. Alibeaj doli engjëll, u tërhoq. Pak e shtytë, ai iku. Në imazh, i dhunshëm doli Sali Berisha.



