
Deputeti Luçiano Boçi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se opozita do të jetë në përplasje të vazhdueshme me mazhorancën në një Parlament të kapur që pothuajse nuk ekziston.
Shkuarja jonë në Parlament nuk është një shkuarje e lavdishme, është mosbraktisje e një fushe beteje. Do të thotë që jemi në një përplasje të vazhdueshme e cila nuk mund të mos zhvillohet ndryshe. Ndoshta në momente të caktuara në ato forma që e kemi parë për të cilat unë them duhet të jemi më krijues, më kreativë në forma që nuk i kemi parë fare. qëllimi ynë është ta shfrytëzojmë këtë përballje me këtë mazhorancë e cila ka krijuar një Parlament që pothuajse nuk ekziston, parlament i kapur dhe në legjislaturën e kaluar. Nuk drejtohet as nga Peleshi, as nga Spiropali, por nga Rama.
Vendim politik i rëndësishëm për PD. Vendim i mbështetur në analizat në mënyrën si grupi ka performuar legjislaturën e kaluar dhe si njerëzit e emëruar në të njëjtat kanë performuar. Përderisa është konsideruar që kanë pasur rezultatet atëherë ata do të vazhdojnë të jenë në ato pozicione që kanë qenë dhe për të vijuar betejat.
Janë mërzitur shqiptarët shumë me këtë qeverisje. A mund të gëzohen se i gjeti ai pas 12 vitesh një vend pune? JO! Është çështje ekzistence, sepse i ka çuar njerëzit në kufirin e ekzistencës dhe kërkon të luajë me ekzistencën e tyre duke i marrë dhe vullnetin politik.



