Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për planin ekonomik të qeverisë lidhur me virusin COVID-19. Ajo e ka konsideruar planin të pamjaftueshëm, duke thënë se shqiptarët duan shpresë, por kjo qeveri do të paguajë 240 milionë euro më shumë për 5 PPP.
“Kërkuam një plan ekonomik në shërbim të biznesit dhe qytetarëve për pandeminë ekonomike. Ajo që u ofrua ishte një plan ekonomik i pamjaftueshëm. Sot ekonomia ka nevoje per mesazhe shprese e optimizmi, por qeveria me sa duket është e vendosur në betejën për oligarkët. Plani i qeverisë për vetëm 5 PPP pritet të shkojë në total 1 mld euro. 240 mln euro vetem nga “gabimet ne kontrata”, ka thënë Jorida Tabaku në postimin e saj.



