Sandër Kovaçi, kryetar i Sindikatës së Pedagogëve; dhe Besim Ndregjoni, president i Unionit të të Përndjekurve, diskutuan në studion e MCN Informacion mbi protestën e tre javëve të fundit.
Kovaçi u shpreh se protesta është kthyer në një lëvizje mbarëpopullore. Ndërsa Ndregjoni tha se protesta tregoi se ç’është pluralizmi.
Sandër Kovaçi
Projektet e mëdha janë parë më shumë si vendime politike. Prandaj lindi gjithë kjo kontradiktë madhe. Kalimi i protestës në kërkesa politike tregon se ka pasur një akumulim që lidhet me papërgjegjësinë qeverisëse. Unë mendoj se është një revoltë më shumë sesa një protestë.
Kjo është një lëvizje mbarëpopullore. Ne e mbështesim plotësisht. Protestuesit kanë avancuar në kërkesa, kanë sensin e logjikës së zhvillimit të vendit.
Besim Ndregjoni
Ka 23 ditë që ky revolucion ka nxjerrë në pah se ç’është pluralizmi në Shqipëri. Se pluralizmin e kanë manipuluar këto dy parti. Aty flet edhe i majti, edhe i djathti. Kjo klasë politike ka ndërtuar ligje staliniste si ligji 7501. Ky ligj ka shkatërruar pronën.
Protesta shpërtheu se Edi Rama ka shitur tokat sikur është ky pronar. Ky e përdor tokën për të mbajtur pushtetin. Themi oligarkët, çfarë oligarkët? Në momentin që ai u ndalon financimet, nuk ka më biznes. Kjo protestë po rritet përditë sepse qytetarët po binden përditë se çfarë krimesh kanë kryer këta. Kjo protestë na bëri krenarë para botës. Çdo shqiptar duhet të jetë çdo natë në shesh.



