
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, kërkon mbështetjen e Presidencës rumune për çeljen e negociatave.
Ruçi i ka dërguar një letër Presidentit të Dhomës, Dragnea, dhe të Senatit, Tariceanu.
“Shqipëria beson fort te suksesi i Presidencës rumune. Europa e zgjeruar është Europë më e fortë dhe konvergjente”, shkruan Ruçi në letrën e tij.
Më 1 janar, Rumania ka marrë presidencën e radhës së Bashkimit Europian.



