
Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se pazari mes dyshes Rama-Berisha po zbardhet çdo ditë dhe më shumë.
Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale Basha shkruan se janë të qartë në:
-Aleancën e tyre kundër SPAK
-Lirimin e të dënuarve për korrupsion
-Ruajtjen e marrëveshjes famëkeqe të vitit 2008.
Basha shton se si pjesë e këtij pazari, Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha dhe se kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuarëve.
Sipas tij, vendimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë dhe se asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsioni nuk mund ta zhbëjë atë.
Asnjë person i përcaktuar “Non grata” nuk do të jetë pjesë e PD. PD mbështet pa kushte SPAK dhe vënien para ligjit të gjithë atyre që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve.
Lista të hapura, votim për diasporën, barazi vote dhe votim e numërim elektronik.



