Bardhi: Nenet e 5 qershorit nuk preken, nesër vendosim nëse vijojmë punën në Këshillin Politik

Bardhi: Nenet e 5 qershorit nuk preken, nesër vendosim nëse vijojmë punën në Këshillin Politik

Gazmend Bardhi, sekretar i Partisë Demokratike, me anë të një shënimi në rrjetet sociale ka bërë edhe një herë të qartë qëndrimin e opozitës për nenet e marrëveshjes politike të 5 qershorit lidhur me koalicionet parazgjedhore, që sipas tij janë të paprekshme.

Ky reagim vjen pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese të ditës së sotme për reformën zgjedhore, ndërsa Bradhi sqaron se nesër opozita do të mbajë qëndrimin e saj nëse do të vijojë punën në këshillin politik ose jo.

Këto deklarata të sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike vijnë pas një takimi që ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim dhe ai i BE-së Luigi Soreca patën në selinë e PD-së, ku i pranishëm ishte edhe Bardhi.

Reagimi i Bardhit:

Këto janë nenet e miratuara të Marrëveshjes së 5 Qershorit, që rregullojnë formulën e koalicioneve parazgjedhore me listë të veçantë të partive dhe formulën e ndarjes së mandateve. Këto nuk rihapen dhe janë të paprekshme!

Nesër qëndrimi zyrtar i PD dhe Opozitës së Bashkuar për vijimin e punës në Këshillin Politik për hapjen 100 % të listave të kandidatëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy