
Pyetjes nëse do të rritet çmimi i energjisë, kryeministri Edi Rama iu përgjigj nga emisioni "Të Paekspozuarit" në MCN TV duke thënë se nuk do të ketë rritje për familjarët dhe biznesin e vogël. Siç u shpreh kryeministri rritja do të jetë vetëm për biznesin e madh.
Rritja e çmimit për biznesin e madh sipas gazetarit Andi Tela përkthehet në rritje çmimesh për qytetarët, por logjikën e gazetarit kryeministri preferoi ta kalonte me ironi dhe pa i dhënë përgjigje.
Pjesë nga biseda:
Tela: Do ketë rritje çmimi për energjinë?
Rama: Nuk do ketë rritje çmimi për familjarët dhe për biznesin e vogël. Do jetë vetëm për biznesin e madh.
Tela: E paguajnë vetë ata se do rrisin çmimet. Kur ti rritet çmimi fabrikës së qumështit do rrisë çmimin ai.



