Elbasan, LSI akuzon Taulant Ballën: I bëjmë thirrje shpifësit që të ndalojë blerjen e votës

Elbasan, LSI akuzon Taulant Ballën: I bëjmë thirrje shpifësit që të ndalojë blerjen e votës

Levizja Socialiste per Integrim, dega Elbasan, ka denoncuar sjelljen “anti-demokratike te disa perfaqesuesve te PS ne Elbasan me ne krye Taulant Ballen, te cilet edhe sot, ne diten e votimit, pas shperndarjes sistematike te parave dhe miellit nga aktivitetet fitimprurese te droges se Rilindjes, vazhdojne me strategjine e tyre te presionit ndaj qytetareve, kercenimit me vendet e punes apo ndihmen ekonomike, dhe se fundmi edhe me manipulim mediatik, gjoja per arrestime te drejtuesve te LSI, apo me gjoja-sjellje anti-ligjore te perfaqesuesve zgjedhore te saj e plot shpifje te tjera. Ketyre manipulimeve dhe shpifjeve, per hir te se vertetes, u doli boja shume shpejt”, thuhet ne njoftim.

“Kulmin e arriti tani, kur ky perfaqesues i Rilindjes, i cili vleren e vetme politike ka mashtrimin dhe gjuhen e helmatosur dhe perbaltese, shpif per gjoja mobilizim te personave me precedente ligjore ne mbrojtjen e votave te LSI.

I bejme te qarte shpifesit, mashtruesit dhe perbaltesit Taulant Balta se ata qe mbrojne voten e LSI jane qytetaret e ndershem, qe nuk pranojne presionet e kercenimet, dhunen e bandave te Rilindjes dhe mercenareve te tyre, te cilet veprojne te lire, shpesh nen hunden e Policise se Haki Droges.

Prandaj, i bejme thirrje qe ai te ndaloje zanatin e tij te mashtruesit publik dhe te prese me qetesi ndeshkimin qe do i vije shume shpejt nga qytetaret e lire te Elbasanit”, mbyllet deklarata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy