Bushati në Uashington: Në ditët e sotme, feja ka fituar një rëndësi të veçantë

Bushati në Uashington: Në ditët e sotme, feja ka fituar një rëndësi të veçantë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme ndodhet për vizit në Uashington ku po merr pjesë në Ministerialin mbi “Lirinë Fetare” me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo.

Në fjalën e tij gjatë ministerialit, Ministri Bushati vlerësoi organzimin e një konference të tillë dhe shprehu gatishmërinë e vendit tonë për të të mbajtur një konferencë të ngjashme edhe në rajonin tonë, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të.

Kreu i dilpomacisë shqiptare u ndal tek sfidat me të cilat po përballet shoqëria dhe nevoja e adresimit të tyre me fqinjët në nivel rajonal dhe nën-rajonal.

Për ministrin Bushati, “Në ditët e sotme, feja ka fituar një rëndësi të veçantë, konkretisht në kontekstin e grupeve ekstremiste që përpiqen të shtrembërojnë rregullat themelore të doktrinës së vërtetë fetare duke instrumentalizuar dallimet midis besimeve të ndryshme”.

Bushati  nënvizoi se është e domosdoshme të zvogëlojmë dallimet dhe të përmirësojmë mirëkuptimin duke u mbështetur tek edukimi, e në këtë kontekst Shqiperia në bashkëpunim me OKB-në, ka filluar një program për zhvillimin e kurrikulave mbi historinë e vlerave fetare dhe universale të cilat janë të mishëruara në çdo fe.

Duke qenë një vend tolerant ndër-fetar, ne e dimë se sa e brishtë mund të jenë toleranca dhe bashkëjetesa, veçanërisht në kohë komplekse si këto. Prandaj, mësimdhënia dhe nxënia e asaj çka bashkon më tepër sesa e asaj çka ndan fetë e ndryshme, për ne është çështje e natyrës etike dhe pragmatike”, nënvizoi Bushati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy