
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një deklarate të bërë pak orë para se të mbledhë Komitetin drejtues ku votohen anëtarët e rinj të Kryesisë u shpreh se jo vetëm Kryemadhi, por janë të paktën edhe 5 raste të tjera nepotizmi që do të sjellin spastrime në drejtimin e PL.
Ai tha se ndryshimet në statut do të transformojnë Partinë e Lirisë, duke shtuar se anëtarët e Kryesisë të Partisë së Lirisë do të votëbesohen.
Partia e Lirisë është një fuqi e jashtëzakonshme dhe transformuese. Ndryshimet në statut do të transformojnë Partinë e Lirisë. Do të votëbesohen të gjithë anëtarët e Kryesisë të PL-së. Janë 6 raste depotizmi në Partinë e Lirisë që do të zgjidhen.
Ju ftojmë të na ndiqni në orën 18.00 për 5 prioritetet e Partisë së Lirisë, për ta bërë Shqipërinë 4 milionë plus. Ju bëj thirrje që në orën 18:30 minuta të jeni përpara Bashkisë së Tiranës, kundër inceneratorëve të Tiranës, ku janë paguar miliona euro dhe aty nuk ka asgjë.
Dhe në orën 16:30, i ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët tanë, të gjithë qytetarët e Tiranës që paguajnë taksat, dhe nuk i marrin kurrë shërbimet, për taksat që ata paguajnë, të jenë përballë bashkisë së 5D, dhe inceneratorit që nuk ekziston.



