Ish-deputeti socialist Ben Blush, ka hedhur akuza të rënda ndaj maxhorancës duke akuzuar drejtpërdrejt kryetarin e Bashkisë së Durrësit si njeriun që bë ri sekserin për nxjerjen nga burgu të Lul Berishës.
“A mund të hy në fuqi ligji i vettingut? Unë nuk e besoj. Po pse po kërcënohety drejtësia në Shqipëri? Po kërcënohet nga Gjykata Kushtetuese. Nuk është vetëm kaq. Dua të marr rastin që në ndodhi në Durrës. U lirua një person që ka vrarë 5 vetë. Pse u lirua ai? U lirua se një kryetar bashkie fytyra e vërtet e Rilindjes, I dha një vlerësim pozitiv dhe bëri sekserin mes gjykatësit dhe vrasësit. Është politika mbas vendimev të gjyqësorit. Kë do marrin në punë njëri që është vrasës e ta çojnë të pastrojë bulevardin e Durrësit”, tha Blushi.
Për kryetarin e Partisë LIBRA, qeveria që pretendon se ka fituar zgjedhjet në Kolonjë dhe Dibër ka humbur në Bruksel, duke theksuar se Shqipëria nuk ka një datë për hapjen e negociatave dhe vitin tjetër kjo datë mund të përfundojë në shtigje të panjohura.
“Siç ishte parashikuar, BE nuk caktoi një ditë. Sot do të ishte këtu një seancë e jashtëzakonshme, por për fat të keq ishte mediokre. Askush nuk mbajti përgjegjësi dhe askush nuk kërkoi përgjegjësi. Kjo qeveri, që ka gati 3 vjet e gjysmë mandat, duhet të bëjë një bilanc, kur vjen puna tek varfëria, korrupsioni, tek cilësia e shkollave është shumë i rëndë për këtë qeveri”, theksoi Blushi.
Më tej ai tha se Shqiptarët nuk besojnë se kjo klasë politike të vendosë shtratin e duhur për drejtësinë.



