Beleri takon zv.presidentin e Komisionit Europian

Beleri takon zv.presidentin e Komisionit Europian

Gjatë qëndrimit në Strasburg, Fredi Beleri është takuar me Zëvendëspresidentin e Komisionit, Margaritis Schinas, pak para se të merrte detyrat e tij në seancën plenare.

Siç raporton Kathimerini, ata diskutuan për prioritetet e ciklit të ri politik dhe rëndësinë e të drejtave dhe lirive si komponentë e procesit të para-anëtarësimit për të gjitha vendet kandidate.

“Me gëzim dhe emocion të veçantë prita Fredi Belerin në Strasburg pak para se të merrte zyrtarisht detyrën. Diskutuam për prioritetet e ciklit të ri politik dhe rëndësinë e sundimit të ligjit në të gjitha vendet kandidate për anëtarësim. Evropa është e barabartë me lirinë,” vuri në dukje Schinas në një postim në X.

Fredi Beleri u arrestua para zgjedhjeve bashkiake të 14 majit 2023 në Himare për blerje votash. Gjatë qëndrimit në burg, ai u zgjodh eurodeputet në Greqi, në radhët e Demokracisë së Re të kryeministrit Micotakis.

Schinas ka mbajtur kontakt me Belerin gjatë gjithë kohës së qëndrimit në burg dhe ka luajtur rol kyç me deklaratat e tij publike dhe me kontaktet në prapaskenë në përpjekjet për lirimin e tij.

Autoritetet shqiptare lejuan Belerin të merrte pjesë në seancën e hapjes së asamblesë së re të BE-së në Strasburg, duke i dhënë atij një leje pesë-ditore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy