Liderët e BE-së në samitin e Spanjës diskutojnë sot për situatën mes Kosovës dhe Serbisë

Liderët e BE-së në samitin e Spanjës diskutojnë sot për situatën mes Kosovës dhe Serbisë

Liderët e Bashkimit Evropian do të takohen në Granada të Spanjës, për të diskutuar edhe rreth situatës mes Kosovës dhe Serbisë dhe tensionet që ndodhën të dielën e 24 shtatorit, ka bërë të ditur përmes burimeve diplomatike, REL.

Sipas të njëjtave burimeve, ekziston një presion nga shumë vende anëtare që të vendosen masa ndaj Serbisë.

Një ditë para samitit të Bashkimit Evropian, në margjina të një samiti të Bashkësisë Politike Evropiane, janë zhvilluar disa takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, por që nuk është arritur që të organizohet një takim mes tyre.

Situata është përshkallëzuar pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kosova e ka fajësuar Serbinë për sulmin, mirëpo kjo e fundit e ka hedhur poshtë këtë pretendim.

Shumë liderë kanë bërë thirrje që të ulen tensionet dhe që edhe Kosova edhe Serbia të kuptojnë se normalizimi i raporteve mes tyre është po ashtu kusht për përparim drejt integrimit në BE. Këtë e ka thënë para gazetarëve edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy