Meta kthen në Kuvend ligjin për ‘Përmirësimin e zonave të biznesit’: Antikushtetues

Meta kthen në Kuvend ligjin për ‘Përmirësimin e zonave të biznesit’: Antikushtetues

Presidenti Ilir Meta, ka kthyer për shqyrtim në Kuvend ligjin  ligjin për Nr. 63/2020 “Për përmirësimin e zonave të biznesit”, me argumentin se shkel Kushtetutën dhe ndër të tjera takson dyfish biznesin e vogël. 

 Në dekretin e firmosur sot Meta kërkon rishqyrtim të ligjit nga deputetët, pasi sipas tij ka shumë paraqartësi.

Nëpërmjet një relacioni të shpërndarë nga Presidenca, thuhet se ligji në tërësinë e tij “përmes parashikimeve për mënyrën e krijimit, organizimit dhe të imponimit të organizatës BID ndaj zotëruesve të njësive ndërtimore në një zonë të caktuar, krijon detyrime rënduese për biznesin e vogël, duke cenuar lirinë e pronës, lirinë ekonomike dhe duke i vënë para një skeme të taksimit të dyfishtë”.

Sipas dekretit, Presidenti bën me dije se përmes këtij ligji, “Bashkitë heqin dorë nga ushtrimi i funksioneve të veta të detyrueshme dhe të padelegueshme, për t’ia kaluar për ushtrim një organizate jofitimprurëse, në kundërshtim me ligjin “Për vetëqeverisjen vendore”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy